Lajme

Komuniteti shqiptaro-amerikan e organizon eventin “Pse të investohet në Kosovë?”, i pranishëm edhe Kurti

05/08/2022 22:03
nga:G B

Këshilli për Çështjet Botërore në Dallas “Fort Worth” në bashkëpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan më 12 maj do të presin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga e premtja.

Eventi i quajtur “Pse të investohet në Kosovë?” do të zhvillohet në Westin Galleria, duke filluar nga ora 17:30.

“Do të diskutohet fuqia e këtij shteti ballkanas dhe rritja ekonomike e përjetuar që nga pavarësia e tij në vitin 2008, së bashku me sigurinë energjetike, mundësitë e biznesit dhe partneritetet”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Për të marrë pjesë në këtë event njerëzit mund edhe të regjistrohen,  për të parë linkun, klikoni këtu.