Një person rreth moshës 64 vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Klinë në Skenderaj.
I moshuari nuk ishte parë që 6 muaj nga banorët e fshatit.
Derisa të afërmit e tij thonë se nuk e kanë hetuar vdekjen e tij pasi që ai herë pas here shkonte në Danimarkë, njofton Tëvë1.
Rasti nga Policia e Kosovës është raportuar të dielën, por vdekjen e tij nuk e hetoi askush për muaj me radhë.
Bekim Beqiri i cili është kushëri i të ndjerit, tregon momentin se si e kishin hetuar se 64-vjeçari kishte vdekur.
Derisa Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë.
“Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit. Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML”, thuhet në raport.
Në shtëpinë e të ndjerit ende nuk janë larguar gjurmët e 64 vjeçarit.
Rrobat, gjërat ushqimore e vendi ku ndërroj jetë janë ende të paprekura. E i ndjeri ka lënë pas një vajzë që jeton jashtë vendit.


