Lajme

Shoferi i ‘G-Classit’ ishte i droguar, kur shkaktoi aksidentin

05/08/2022 20:19
nga:G B

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e diel ku një makinë “Benz G-Class” ka përplasur në mes të rrugës ndërsa kalonin vijat e bardha një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajshe.

Ajaz Sulejmani pas arrestimit i është bërë dhe testi i narkotikëve, ku pas analizave, rezulton se ai kishte konsumuar drogë para aksidentit.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momenti kur 39-vjeçari i është nënshtruar testit të drogës, ku edhe ka rezultuar pozitiv, çfarë mendohet ka qenë një prej shkaqeve që ka shkaktuar aksidentin e sotëm tek “Rruga e Kavajës”, pasi shoferi ka marrë para me makinën e tij një çift dhe foshnjën e tyre, 3 muajshe.