Sporti

Arteta: Mezi e pres ndeshjen ndaj Tottenham, shkojmë për të fituar

05/08/2022 20:00
nga:E K

Mikel Arteta e dëshiron me çdo kusht kualifikimin në Champions League, para rivalit të qytetit, Tottenhamit.

Arteta ka thënë se mezi po e pret takimin përballë Tottenham, që do të zhvillohet xhiron e ardhshme.

Spanjolli pret që skuadra e tij të jetë më konkrete dhe pret fitore në udhëtimin e vështirë.

“Duhet të jemi të pamëshirshëm”, ka thënë Arteta. “Mezi e pres këtë ndeshje”, shtoi ai.

“Plani është që të shkojmë atje dhe të fitojmë”, tha mes tjerash trajneri i Arsenal.

Nëse Arsenal arrin ta mposht skuadrën e Tottenham, atëherë siguron kualifikimin në Champions League.