Sporti

Drejtori i Leipzig shuan shpresat e Milan e Man Utd: Nuk e lejojmë Nkunku të largohet këtë verë

05/08/2022 17:46
nga:E K

Skuadrat e mëdha evropiane mund të heqin dorë nga kalkulimet mbi Christopher Nkunku.

Drejtori i skuadrës së Leipzig, Oliver Mintzlaff ka dhënë disa komente lidhur me Nkunku, lojtarin më të përfolur te skuadra e Leipzig, para merkatos së verës.

Mintzlaff ka thënë se i kanë bërë të qartë lojtarit dhe agjentit se nuk do ta lirojnë gjatë kësaj vere.

“Kemi biseduar për këtë çështje: Nuk e lejojmë Nkunku të largohet gjatë kësaj vere”, ka thënë Mintzlaff.

“I kemi treguar edhe agjentit të tij”, shtoi ai.

Leipzig do të synojnë edhe rinovimin e kontratës, por bisedimet janë në një fazë shumë të hershme.