Luftëtarët ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit janë zotuar të vazhdojnë rezistencën e tyre sa të jenë gjallë.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë sa të jemi gjallë për të zmbrapsur pushtuesit rusë”, tha në një konferencë në internet kapiteni Sviatoslav Palamar, zëvendëskomandant i Regjimentit Azov të Ukrainës, raporton Sky News, përcjell Gazeta Blic.
“Ne nuk kemi shumë kohë, ne jemi nën granatime intensive”, shtoi ai, duke iu lutur komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në evakuimin e ushtarëve të plagosur nga fabrika në Mariupol.
Dje, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se shpreson që luftëtarët e bllokuar ende në kushte të rënda në fabrikën e çelikut të mund të shpëtohen.
Mendohet se rreth 2,000 ushtarë ukrainas kanë mbetur në tunele nën fabrikën Azovstal, ku janë izoluar për javë të tëra ndërsa forcat ruse lëvizin më tej në qytetin port jugor.
Ata janë të fundit e rezistencës në një zonë thuajse të shkatërruar dhe kanë refuzuar vazhdimisht të dorëzohen.


