Sporti

Lajm i mirë për Juventusin në kuadër të Kupës së Italisë, Locatelli u stërvit në grup

05/08/2022 15:01
nga:L J

Juventus vazhdon përgatitjet për finalen e Kupës së Italisë, e cila do të luhet pas 3 ditësh, ku do të ketë përballë Intërin e Simone Inzaghit.

Në stërvitje trajneri Missimiliano Allegri është përqendruar më shumë te ushtimet me top.

Për këtë përballje nga infermieria vijnë lajme të mira.

Manuel Locatelli është rikthyer në stërvitet me grupin, duke bërë që Allegri të buzëqeshë përpara një dueli të vështirë dhe të rëndësishëm me zikaltërtit.