Sporti

Solskjaer gati për t’u kthyer në Premierligë – disa klube angleze interesohen për të

05/08/2022 09:55
nga:L J

Pasi u shkarkua nga Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është gati të kthehet për sezonin e ardhshëm, duke u ulur në një stol të ri.

Kjo është raportuar nga media norvegjeze VG, e cila shpjegon se si Solskjaer është kontaktuar nga disa klube që nga shkarkimi i tij.

Për momentin opsioni më i mundur është rikthimi në Premier League, ku disa ekipe kanë marrë informacione për ish-trajnerin e United, i zëvendësuar gjatë sezonit aktual nga Ralf Rangnick i cili nuk ka arritur të ndryshojë sezonin e luhatshëm të Djajve të Kuq.

Solskjaer nuk kishte rezultate pozitive dhe u shkarkua nga bordi i klubit anglez.

Rikthimi i tij në Angli duket i mundur.

/GazetaBlic Sport