Showtime

Era Istrefi nuk njeh limite, shfaqet tejet provokuese në fotot e fundit

05/07/2022 19:55
nga:Genita C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit që e riktheu në muzikë.

Era ndërkohë po vazhdon të jetë aktive për fansat e saj edhe në platforma të tjera të rrjeteve sociale, duke publikuar për ta fotografi dhe video të ndryshme.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bonbon” ndau me fansat e saj në Instagram disa imazhe të reja, ku është dukur mjaft atraktive dhe provokuese.

Ajo ka pozuar me një palë mbathje të bardha të markës “Balenciaga”, të veshura mbi geta me material rrjete, shoqëruar me një bluzë të shkurtër sipër.