Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm i luftës në Ukrainë pritet në javët e ardhshme.
Në një intervistë për gazetën gjermane, Welt am Sonntag, Stoltenberg tha se pala ukrainase duhet të kalojë të pajiset me armë moderne të cilësisë së lartë.
“Në planin afatgjatë, Ukraina nuk mund të mbrohet vetëm me armë të epokës sovjetike, por duhet të pajiset me armë moderne perëndimore”, tha shefi i NATO-s, duke paralajmëruar Rusinë kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë.
“Porosia e jonë është e qartë: përdorimi i armëve bërthamore do të nënkupton se të gjitha palët do të jenë humbëse”, tha Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu vuri në dukje se Aleanca nuk ka dëshmi se arsenali bërthamor i Rusisë është ngritur në ndonjë nivel më të lartë gatishmërisë, pas pushtimit rus të Ukrainës.


