AC Milan shpreson të joshë Marco Asension, për një transferim të mundshëm në “San Siro”.
Calciomercato raporton se skuadra e Serie A është në bisedime për një lëvizje gjatë verës, por se Madridi po kërkon ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje të kontratës dhe kanë ngritur ofertën e tyre së fundmi, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërsa Asensio kërkon një pagë prej rreth 7 milionë euro, Milani mund të shkojë deri në 5 milionë euro me bonuse, por besojnë se kanë ende një shans për ta marrë atë.
Një triumf i mundshëm në Serie A dhe shitja e klubit tek investitorët e rinj, do të mund të ndikonte që Asensio të pranonte ofertën e Milanit.
/GazetaBlic Sport/


