Sporti

Super ndeshje në Premier League, Liverpool dhe Tottenham premtojnë spektakël në “Anfield”

05/07/2022 08:49
nga:Mergim Rreci

Premier League vjen sot me disa ndeshje shumë interesante.

Vëmendja e të gjithëve do të jetë në “Anfield”, atje ku Liverpool do të përballet me skuadrën e Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Jurgen Klopp ka siguruar finalen e madhe në Ligën e Kampionëve, por po kërkon edhe trofeun e madh të Premier League. “The Reds” janë të ‘detyruar’ për fitore dhe më pas në pritje të një gabimi të mundshëm nga Manchester City.

Megjithatë, fitoren e kërkon shumë edhe skuadra e Antonio Contes, me Tottenham që është vetëm dy pikë larg pozitës së katërt në tabelë.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato mes Chelseas dhe Wolves dhe Brighton – Manchester United.

/GazetaBlic Sport/