Sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.
John dyshohet për “Trafikim me qenie njerëzore”.
“FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten 05.05.2022 në mbajtje nga Policia e Kosovës.
FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë, do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit”, ka shkruar klubi kosovar në Twitter.
FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten 05.05.2022 në mbajtje nga Policia e Kosovës.
FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë, do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit. pic.twitter.com/na5y0gPtzb
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) May 6, 2022


