Sporti

Inter fiton me përmbysje ndaj Empolit – merr kreun e tabelës në Serie A

05/06/2022 20:43
nga:E K

Inter ka shënuar fitore të madhe ndaj Empolit.

Skuadra vendase arriti ta përmbysë rezultatin nga 0-2 në 4-2 për të marrë tre pikë të rëndësishme në garë për titull me rivalin lokal Milan, shkruan GazetaBlic Sport.

Pinamonti hapi serinë e golave në minutën e pestë, kurse për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve shënoi shqiptari, Kristijan Asllani në minutën e 28’të.

Romagnoli me autogolin e tij në minutën e 40’të hapi rrugën e Inter për rikthim, të cilët me dy golat e Martinez në minutat 45′ dhe 64′ dhe një nga Sanchez në minutën 90+4 përmbysën rezultatin për të ndalur pikët e plota në Milan.

Inter merr kreun e tabelës së Serie a me 78 pikë, një më shumë se Milan që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

/GazetaBlic Sport/