Showtime

Në pritje të ëmbël, Britney Spears kthehet në Instagram dhe pozon nudo!

05/06/2022 18:57
nga:Genita C

Britney Spears është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Ylli i pop-it ditë më parë u largua nga Instagrami por pauza nuk i zgjati shumë.

Ajo u kthye në llogarinë e saj dhe ka publikuar një fotografi ku shfaqet nudo teksa të pasmet e saj i ka mbuluar me një emoji diamanti.

Këngëtarja mban në dorë një qen duke mbuluar gjoksin dhe barkun e saj.

“Nëse e do dikë lëre të lirë. Nëse e urren dikë lëre të lirë. Lëri të gjithë të lirë dhe merr një qen, njerëzit janë budallenj”, shkruan Britney krah fotos.