Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka komentuar vendimin e anulimit të konkursit për punësim në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku sipas tij meritat i ka opozita, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Mustafa thotë se opozita është duke prodhuar rezultat, teksa cek themelimin e komisionit hetimor parlamentar dhe konkursin e anuluar sot nga KEK-u.
POSTIMI I PLOTË:
Mbikëqyrja e opozitës prodhon rezultat.
Patëm kërkuar anulim dhe padi për të gjithë të përfshirët në këtë krim.
Dje u themelua komisioni hetimor parlamentar, sot e analuan konkursin.
E kur të fillon komisioni punën thellësisht? Ç‘farë shkeljesh tjera do zbulohen?…

U punësuan dhjetëra militantë të VV’së, KEK me vendim të ri: Kthen konkursin në rivlerësim


