Sporti

Pep Guardiola: Ndoshta unë nuk jam mjaftueshëm trajner i mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve

05/06/2022 18:07
nga:E K

Real Madrid bëri mrekullinë dje ndaj Man Cityt duke e eliminuar me një nga rikthimet më të bujshme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Ancelottit po humbiste me rezultat 4-3 nga dueli i parë me Cityn dhe ishte në disavantazh në Bernabeu pasi Mahrez realizoi për t’i dhënë epërsinë e parë Citizens, shkruan GazetaBlic Sport.

Atëherë kur të gjithë menduan se City po e siguronte finalen e Parisit, Rodrygo shënoi dy herë për 2 minuta për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pas eliminimit të befasishëm, Pep Guardiola deklaroi se ndoshta nuk është mjaftueshëm trajner i mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Ne duam ta fitojmë Champions League-n. Ndoshta unë nuk jam mjaftueshëm i mirë për ta ndihmuar skuadrën në këtë gjë”, deklaroi spanjolli.

/GazetaBlic Sport.