Sporti

Arrestohet futbollisti i FC Prishtinës, Otto John – dyshohet për vepra të rënda penale!

05/06/2022 17:02
nga:L J

Sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burime të GazetaBlic Sport brenda Prokurorisë mësojnë se sulmuesi i klubit nga kryeqyteti, Otto John është arrestuar sot.

Ai akuzohet për vepra të rënda penale.

John dysohet për “Trafikim me qenie njerëzore”.

Sidoqoftë, ende diçka zyrtare nuk ka dalur në opinion, si nga klubi, ashtu edhe nga Policia, Prokuroria, ose vet lojtari.

GazetaBlic Sport do të tentojë të flas me zyrtarët e klubit të Prishtinës në lidhje me këtë çështje.