Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar datat për ndeshjet e barazhit.
Kanë mbetur edhe pak ndeshje deri në përfundimin e edicionit 2021/22 në futbollin kosovar.
Kampioni i Kosovës tashmë dihet është Ballkani, ndërsa dy ekipet që rikthehen në Superligën janë Trepça `89 dhe Ferizaj.
Ka mbetur të mësohet edhe skuadra e tretë e cila do të futet në elitën e futbollit kosovar, me Vushtrrinë dhe Lirinë që do të luajnë ndeshjen e barazhit.
Fituesi i kësaj xhiroje do të përballet me vendin e tretë që do jetë në fund të tabelës së Superligës.
FFK ka vendosur datat dhe stadiumet për ndeshjet e barazhit në Superligë dhe Ligën e Parë.
“Janë caktuar datat dhe stadiumet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e barazhit për Superligë dhe Ligën e Parë.
Ndeshja e barazhit për Ligën e Parë do të zhvillohet më 21 maj, në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë, derisa ndeshja e barazhit për Superligë do të zhvillohet më 28 maj në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”, thuhet në njoftimin e Federatës.
Mbetet të shihet se cili ekipe do të arrijnë të marrin fitore.


