Lajme

“Bota nuk do të jetë më si më parë”, Scholz flet për luftën në Ukrainë

05/06/2022 15:02
nga:N M

Kancelari Olaf Scholz (SPD) e ka quajtur luftën e agresionit rus në Ukrainë si një ngjarje të veçantë. Ai ka thënë se pas kësaj lufte, bota nuk do të jetë më si më parë.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është katastrofa më e madhe e kohës sonë. Bota pas kësaj lufte agresioni dhe shkatërrimi nuk do të jetë më si më parë. Lufta mizore e agresionit dhe shkatërrimit të Rusisë shënon një thyerje radikale me rendin e paqes evropiane pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Shumë njerëz të ‘zgjuar’ do ta kishin konsideruar të pamundur një përshkallëzim të tillë pas vitit 1989″ ka thënë Scholz.

Gjatë 24 orëve të fundit 11 raste të reja më koronavirus