Lajme

Ukrainasit kanë qëlluar edhe fregatën ruse “Admirali Makarov”?

05/06/2022 12:57
nga:Astrit Gashi

Një fregatë ruse është në flakë, kanë raportuar disa media, që i referohen burimeve të paverifikuara.

Mësohet se bëhet fjalë për fregatën ruse ‘Admiral Makarov’.

Sërish bëhet fjalë për zjarr në bordin e anijes, ndërsa ka spekulime se ajo është qëlluar nga raketat ukrainase Neptun.

Nëse konfirmohet ky lajm, atëherë kjo do të thotë se ukrainasit kanë goditur një trofe shumë të rëndësishëm pas fundosjes së anijes Moskva.

Para disa orësh, revista Forbes shkroi se kjo fregatë është objektivi më i lakmueshëm i ushtrisë ukrainase.

Revista shkroi se rusët janë në dijeni se fregata mund të jetë objektiv, prandaj e kanë larguar disi nga brigjet ukrainase.

Por kjo distancë nuk është e mirë, pasi detyra e fregatës është që të mbrojë flotën e Detit të Zi nga sulmet e mundshme.