Sporti

Një tjetër skuadër e madhe futet në garë për shërbimet e Dembele

05/06/2022 09:48
nga:Mergim Rreci

Arsenali është një nga klubet në garë për nënshkrimin e anësorit francez Ousmane Dembele, i cili është në fund të kontratës me Blaugranët. 

Lojtari është i lidhur edhe me interesimin e Manchester United dhe Paris Saint-Germain, por duket se ka edhe klube të tjera të interesuara për shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Dembele kishte fillimisht disa probleme me drejtuesit e klubit në fillim të këtij ediconi, megjithatë, më pas ai u kthye dhe tregoi paraqitje shumë të mira me fanellën e skuadrës katalunase, sinjal ky që dha shpresë se ai mund të qëndroj edhe më tutje në “Camp Nou”.

Por, tashmë po raprohet se ai nuk do të vazhdojë në asnjë mënyrë me Barcelonën dhe se një mundësi për të shihet edhe Arsenali.

/GazetaBlic Sport/