Sporti

Armando Broja mund të kthehet në Londër, por jo te Chelsea

05/06/2022 09:24
nga:Mergim Rreci

West Ham po planifikon një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja, këtë verë pas huazimit të tij në Southampton.

Sipas The Sun, “Çekanët” po planifikojnë të bëjnë një lëvizje për Brojën, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij të mira tek Southampton, përcjell GazetaBlic Sport.

Broja ka gjetur rrjetën nëntë herë dhe ka dhuruar një asistim, duke qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar tek skuadra e tij momentale.

Sipas burimit, West Ham mund të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij.