Sporti

“Jam i lodhur, dua të shkoj në shtëpi”, deklarata epike e Mourinhos pasi arriti finalen e Conference League me Romën

05/05/2022 23:28
nga:L J

Jose Mourinho tha se Roma arriti në finalen e Conference League si një familje.

Skuadra e Romës ka siguruar finalen e madhe të Conference League, pasi fitoi sot ndaj Leicester City në gjysmëfinale me rezultatin 1-0, me golin e Abraham, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata do të përballen me Feyenoord në finale në Tiranë më 25 maj, e cila është finalja e parë e madhe evropiane për Giallorossët që nga viti 1991.

“Jam shumë i lodhur, dua të shkoj në shtëpi!”, Mourinho tha për Sky Sport Italia.

“Është një fitore e familjes. Jo vetëm ata që ishin në fushë dhe në pankinë, por në stadium. Kjo është arritja jonë më e madhe, kjo ndjeshmëri dhe ndjenjë familjare që kemi krijuar me fansat.”

“Mendoj se performanca jonë ishte e jashtëzakonshme, të tjerët mund ta shohin ndryshe, por kur portieri juaj bën dy pritje në 120 minuta kundër një skuadre në Premier League me aq shumë cilësi sulmuese, kjo do të thotë se ne kemi bërë diçka të mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport