Sporti

Klubi i Romës pasi u kualifikua në finale të Conference League: Shkojmë në Tiranë

05/05/2022 23:05
nga:L J

Skuadra e Romës ka siguruar finalen e madhe të Conference League, pasi fitoi sot ndaj Leicester City në gjysmëfinale me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm sonte e ka shënuar Abraham, gol ky i cili ishte i mjaftueshëm për të kualifikuar ekipin e Romës në finalen e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Në finalen e madhe, Roma do të takohet me Feyenoordin me 25 maj në Air Albania në Tiranë.

“Shkojmë në Tiranë”, ishte postimi i Romës në faqen zyrtare pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport