Lajme

Vllahiu: Kurti e Vuçiq e kanë shndërruar dialogun në lojë për marketing politik të brendshëm

05/05/2022 22:40
nga:Q R

Analisti politik Arbër Vllahiu vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë shndërruar dialogun në një lojë për marketing politik të brendshëm.

“Kurti dhe Vuçiq e kanë shndërruar dialogun në diçka që është triviale dhe e kanë shndërruar dialogun në një lojë të tyre për marketing politik të brendshëm sepse të dy luajnë në lojën e njëjtë. Pas takimeve të dy e luajnë të njëjtën lojë e opinionit të tyre të brendshëm për ta bombarduar me atë që kanë për të thënë për njëri-tjetrin”.

Vllahiu, në Klan Kosova, tregon se kush e mbështeti për muri Kurtin që të ulej në tavolinë me Vuçiqin.

“Ajo që ndodh është se Albin Kurti ka ardhur si kryeministër dhe është mbështet për muri nga dy zyrtarëve më të lartë, e para prej Ndihmëssekretares të Shtetit dhe prej Kancelarit gjerman. Albin Kurti nuk do të pranonte të ulej në dialog po të mos ndodhte një gjë e tillë – po të mos vinte Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit në Prishtinë dhe po mos ta thërriste Kancelari gjerman”.

“Sa për Lajçakun ne e kemi parë se çfarë ka ndodhur deri tani, sa për të nuk do të ulej kurrë në tavolinë me Vuçiqin” tha Vllahiu.