Sporti

“U nis me bicikletë dhe pa biletë” – Tifozi i West Ham bëri çmendurinë për ta shikuar gjysmëfinalen e Europa League ndaj Frankfurt

05/05/2022 19:05
nga:E K

Tifozët e apasionuar të futbollit bëjnë të pamundurën për të parë skuadrën e tyre të zemrës në stadium, e sidomos në garat e rëndësishme evropiane.

Një tifoz i West Ham ka treguar historinë e çmendur të tij, ku u nis me bicikletë për të parë gjysmëfinalen e Europa League mes West Ham dhe Frankfurt, shkruan GazetaBlic Sport.

“Po erdha këtu me bicikletë, vetëm unë dhe bicikleta ime. Kam udhëtuar 500 km për 30 orë deri në Frankfurt nga Hamburgu. Këmbët nuk po më mbajnë“, tha ai.

Tifozi nuk kishte as biletë kur ishte nisur nga shtëpia për në stadium.

/GazetaBlic Sport.