Lajme

Konjufca shkakton sërish të qeshura në Kuvend: Shumë e don ti ministrin e Financave

05/05/2022 17:53
nga:Q R

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca teksa bëri të ditur se do të përsëritur konkursi për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, pasi të njëjtit nuk morën votat e mjaftueshme, tha se tani do të kalohet në raundin e katërt të rendit të ditës.

Ky raund lidhej me shqyrtimin e dytë të projektligjit për mbrojtjen e Konkurrencës, ai kërkoi nga deputetët që të qëndrojnë në seancë.

“Ju lutem deputetë, edhe dy tri pika po i kryejmë edhe po e përfundojmë seancën. Së paku, ju lutem ta trajtojmë edhe pagën minimale sepse është shumë e rëndësishme. Nesër nuk ka konsensus për seancë, ju lutem. 97 deputetë sapo votuan, ju lutem edhe 30 minuta”, deklaroi kryekuvendari.

Madje, Konjufca shkaktoi të qeshura në Kuvend, teksa iu drejtua njërit prej deputetëve duke i thënë se “shumë e don ti ministrin e Financave”.

“Qeveria i ka punët e veta, ju te tuajat. A shumë e don ti ministrin e Financave, nuk po mundesh pa to hiq”, shtoi Konjufca.