Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Alin Kurti, duhet ta zvogëlojë vetëvlerësimin e tij.
Kjo deklaratë e saj vjen pasi shefi i Qeverisë udhëtoi për në Berlin që të zhvillojë disa takime zyrtare, ku mes tjerash, u takua edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nën praninë e emisarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Trajkoviq tha se Kurti po sillet me një ngurtësi “saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas”.
“Që negociatat të jenë të suksesshme dhe stabilizuese, Kurti duhet të zvogëlojë vetëvlerësimin e tij. Ai sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas. Nëse sjellja e tij shpërblehet, secesionistët e tjerë mund të inkurajohen”, shkroi ajo në Twitter.
For the negotiations to be successful & stabilising, Kurti needs to tone down his self-righteousness. He behaves with such rigidity that one would think Serbia seceded from Kosovo & not the other way around. If his behaviour is rewarded, other secessionists may get encouraged.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) May 5, 2022


