Kuvendi i Kosovës prej themelimit të tij si institucioni më i lartë legjislativ në vend ka formuar dhjetëra komisione hetimore parlamentare, e që disa kanë përfunduar edhe si objekt hetimi i prokurorisë së shtetit, shkruan Gazeta Blic.
Katër komisione ishin formuar para së të shpallej Pavarësia e Kosovës, e disa të tjera pas shpalljes së Pavarësisë së vendit më 2008.
Kuvendi i Kosovës para pak çastesh formoi edhe dy komisione hetimore parlamentare që kanë për hetim energjinë elektrike dhe gjithçka që ka ndodhur në këtë sektor që nga viti 2006, raporton Gazeta Blic.
Por në gjithë historikun e komisioneve hetimore parlamentare, ka pasur momente edhe kur puna e një komisioni hetimor parlamentar është ndërprerë në gjysmë për shkak të zgjedhjeve të shpeshta nacionale.
Për shembull komisioni hetimor për privatizimet në Agjencinë e Kosovës për Privatizim, nuk ka mundur ta përfundoj punën e tij për shkak se kishte rënë Qeveria.
Fatë të tillë kanë pasur edhe disa komisione.
Por, një komision që fal punës së tij tashmë janë ngritur aktakuzë është ai për dëbimin e gylenistëve që kohë më parë i kishte arrestuar Policia e Kosovës bashkë me agjencinë Kosovare të Inteligjencës, shkruan Gazeta Blic.
Aktakuzë tashmë kanë ish- drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, ish- drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Valon Krasniqi si dhe ish- drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë së Kufitare, Rrahman Sylejmani.
Disa nga komisionet hetimore të formuara gjatë viteve:
Komisioni hetimor për trazirat e marsit 2004 – Komision për trazirat e marsit
Komision hetimor për auditorin e përgjithshëm 2005
Komision hetimor në vitet 2006 dhe 2007
Komision hetimor për faturimin e energjisë elektrike 2013
Komision hetimor për depërtimin e shtetasve turq 2018
Komision lidhur me punësimet në shërbimin civil
Komision hetimor për shpenzime te presidencës 2016
Komision hetimor për privatizimin e PTK – Telekomit
Komision hetimor për privatizimet
Komision hetimor për çështjen e pandemisë
Ndryshe, Kuvendi sot ka miratuar dy komisione. Një të propozuar nga opozita dhe një nga partia në pushtet- Vetëvendosje.
Deri te themelimi i këtij komisioni ka pasur përplasje ndërmjet pozitës e opozitës.
Zyrtare: Me 93 vota themelohet komisioni hetimor i opozitës
Me 95 vota Kuvendi themelon komisionin e dytë hetimor për energjinë


