Ballkani ka pësuar humbje sot ndaj Malishevës në ndeshjen e parë pas shpalljes kampion i Superligës së Kosovës.
Skuadra e Malishevës ka fituar në udhëtim me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Për fitoren e Malishevës shënuan: Sobowale, Hyseni dhe Shabani, kurse realizatorët e golave për vendasit ishin Rrahmani dhe Krasniqi.
Me këtë fitore skuadra e Malishevës shkon në kuotën e 43 pikëve, aq sa ka edhe Drenica që aktualisht po zhvillon ndeshjen me Llapin.
/GazetaBlic Sport/


