Real Madrid bëri mrekullinë dje ndaj Man Cityt duke e eliminuar me një nga rikthimet më të bujshme në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Ancelottit po humbiste me rezultat 4-3 nga dueli i parë me Cityn dhe ishte në disavantazh në Bernabeu pasi Mahrez realizoi për t’i dhënë epërsinë e parë Citizens, shkruan GazetaBlic Sport.
Atëherë kur të gjithë menduan se City po e siguronte finalen e Parisit, Rodrygo shënoi dy herë për 2 minuta për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime Benzema realizoi edhe një gol tjetër për t’i dhënë lamtumirën Man Cityt.
Protagonisti kryesor i takimit, Rodrygo tha se i kishte thënë babait të tij se do shënonte tre gola, dhe me shaka tha se e ruajti një për në finale.
“Kam vënë bast me babanë tim se do të shënoja tre gola, por shënova vetëm dy, një e ruajta për finale“, tha Rodrygo.
Rodrygo: "I made a bet with my father that I would score three goals and, well, I only scored two. I'm missing one… I will get that one in the final." ?❤️ pic.twitter.com/Y6QgyuZsxY
— SPORTbible (@sportbible) May 5, 2022
/GazetaBlic Sport/


