Manchester City dhe PSG nuk e kanë fituar kurrë trofeun e Champions League. Dy klubet kanë kryer investime të mëdha dhe shpenzime të çmendura në vitet e fundit, por asgjë.
Plot 3.1 miliardë euro kanë harxhuar klubi anglez dhe francez që nga vera e vitit 2011. Rezultati? Vetëm një finale për “Cityzens”, që dështoi vitin e kaluar përballë Chelsea, dhe asnjë për PSG-në.
“Cityt, njësoj si PSG-së, i mungon mentaliteti fitues. Ky mentalitet nuk krijohet në një vit, dy apo dhjetë vite. Është diçka më e madhe se gjithçka tjetër.
Ndërkohë, kur luan me Real Madrid, një klub që ka fituar 13 Champions League, e kupton se klubi është më i madh se çdo individ”, deklaroi Clarence Seedorf, ish-mesfushori i Realit dhe Milanit.


