Lajme

Pacolli: O veç me shishe të qelqit mos gjuni

05/05/2022 14:26
nga:G B

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka komentuar zhurmën e bërë nga deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, të cilët goditën tavolinat me shishe.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka porositur që të mos hidhen me shishe qelqi pasi më pas duhet kthyer shishet e plastikës, përcjell Gazeta Blic.

“O veç me shishe të qelqit mos gjuni se tani duhet me i kthy shishet e plastikës… Ta mbrojmë mjedisin ”, ka shkruar ajo në Facebook.