Showtime

Habit Einxhel Shkira, e gatshme të bëhet nënë

05/05/2022 14:16
nga:Genita C

 Einxhel Shkira moderatorja dhe ish konkurentja e BBV ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”.

Ajo gjatë emisionit u shpreh se përpos  karrierës është e gatshme edhe të bëhet nënë, shkruan GazetaBlic.

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tone” u shpreh ajo.

Kujtojmë se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së BBV./GazetaBlic/