Sporti

Salah tha se dëshiron hakmarrje në finale ndaj Realit, vjen përgjigja nga Casemiro

05/05/2022 13:43
nga:Mergim Rreci

Casemiro ka reaguar ndaj deklaratave të Mohamed Salah, i cili tha se shpreson të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi egjiptian i Liverpool-it nuk e harron finalen e 2018-ës në të cilën u dëmtua në pjesën e parë, pas një ndërhyrje nga Sergio Ramos, shkruan GazetaBlic Sport.

“Secili zgjedh atë që dëshiron. Fatkeqësisht ai u dëmtua në atë finale dhe mund të dëshirojë hakmarrje, por çdo ndeshje është një histori. Është një finale, duhet të respektojmë kundërshtarin dhe e dimë që do të jetë një lojë shumë e vështirë”, tha mesfushori brazilian.