Sporti

Wenger: Jack Grealish ishte fajtori për eliminimin e Manchester Cityt

05/05/2022 12:24
nga:Mergim Rreci

Arsene Wenger kishte veçuar Manchester Cityn si favorit për të kaluar në finalen e Champions League, duke paralajmëruar megjithatë efektivitetin e Real Madridit.

Pas fitores së Merengues , trajneri francez, në një prononcim për beIN Sports , drejtoi gishtin te Jack Grealish si një nga përgjegjësit e dështimit të qytetarëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në përballjen një me një Grealish – Carvajal, ai dështoi. Ai duhet të luftonte për të ndaluar kalimin e tij, poashtu lëshoi dy raste shumë të mira, në momentin kur ndeshja nuk ishte e siguruar. Ka shumë përgjegjësi për eliminmin e Manchester Cityt”, tha Wenger.