Eliminimi i Manchester Cityt ka bërë që Jack Grealish të jetë në qendër të kritikave.
Ai lëshoi dy mundësi të jashtëzakonshme për ta dyfishuar avantazhin, me ndeshjen që më pas mori kahje tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Fakti se pse Grealish u kritikua lidhet pak edhe me të kaluarën e tij, me reprezentuesin anglez që ishte fans i madh i Real Madridit.
Madje, në “Twitter”, ai kishte publikuar postime të shumta, ku shfaqej në përkrahje të klubit spanjoll.
Por, duket se ai e ka kuptuar reagimin e tifozëve dhe tashmë ka fshirë të gjitha postimet e kaluara që kishte në këtë drejtim.
? Jack Grealish has deleted his old tweet about Real Madrid after Manchester City's collapse. pic.twitter.com/PTYaJfaykj
— SPORTbible (@sportbible) May 5, 2022


