Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se i ka dëgjuar me vëmendje të gjitha deklarimet e GP të partive, derisa ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme që të ndërpritet seanca e të mos vazhdojë.
Ai ka thënë se seanca mund të ndërpritet dhe të mos merren vesh për asgjë por kjo nuk është e arsyeshme para qytetarëve të Kosovës, përcjell Gazeta Blic.
Konjufca ka shtuar se duhet caktuar një seancë që të ketë kompromis në mes pozitës e opozitës.
Ai ka propozuar që të vazhdojë seanca me deklarimet jashtë pikave të rendit të ditës.


