Lajme

E konfirmuar: Haradinaj do të udhëtojë nesër për SHBA

05/05/2022 10:54
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të premten, më 6 maj, do të udhëtojë për në SHBA.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.

“Zotëri Haradinaj që nesër udhëton për në SHBA, do të ketë takime të niveleve të ndryshme dhe do të qëndrojë për afro nëntë ditë. Kjo i bën mirë Kosovës  sepse zotëri Haradinaj është përkrahës i SHBA-së e sidomos kur goxha shumë janë ftohur raportet ndërmjet Qeverisë Kurti dhe SHBA-së”, tha Lekaj për EO.