Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila u ka thënë opozitës se duket sikur ata s’po flasin të gjithë të njëjtën gjuhë, sikur po flasin në dy gjuhë të ndryshme dhe pa përkthyes.
Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së opozitës së Kuvendi ta formojë Komisionin Hetimor dhe të mos merret me pikat e tjera të rendit të ditës, përcjell Gazeta Blic.
Ajo shtoi se opozita po flet sikur po minohet demokracia në vend.


