Sporti

Ballkani feston titullin kampion në Suharekë, Drenica dhe Llapi përballen në “Bajram Aliu”

05/05/2022 10:55
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 32-të.

Festë e madhe pritet të jetë në Suharekë, atje ku skuadra tashmë kampione, Ballkani e pret Malishevën, shkruan GazetaBlic Sport.

Suharekasit siguruan edhe matematikisht dje titullin e parë në histori, pas barazimit mes Gjilanit dhe Dritës. Por, pikët kanë rëndësi të madhe për mysfirët, me Malishevën që po lufton për t’i ikur barazhit.

Ndeshje tjetër shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Llapit.

Kuqezinjtë kanë pikë të njëjtë me Malishevën dhe momentalisht janë në pozitën e tetë, atë që dërgon në barazh, andaj ky duel ka shumë rëndësi.

Të dy takimet zhvillohen në ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/