Lajme

Sot mësohen dy skuadrat finaliste në Europa League

05/05/2022 10:45
nga:Mergim Rreci

Europa League do të mësojë sonte dy skuadrat finaliste. Shumë mundësi ka të shijojmë një finale gjermane, por mund të jetë edhe një derbin ishullor. Leipzig vuajti në takimin e parë ndaj Rangers, por ia doli të korrë një sukses minimal 1-0.

Gjithsesi, kampionët e Skocisë do të kërkojnë fitoren dhe kualifikimin me ndihmën e tifozëve të zjarrtë të “Ibrox Stadium”. Përballja e dytë gjysmëfinale fillon në orën 21:00.

Sfida tjetër është Eintracht Frankfurt-West Ham. Gjermanët po shkëlqejnë këtë edicion në Europa League. Triumfi 1-2 në Londër afron Eintrachtin me finalen e 18 majit në “The Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillas.

Pavarësisht humbjes në shtëpi, djemtë e David Moyes nuk janë dorëzuar dhe besojnë te përmbysja e madhe në tokën gjermane/SS/.