Edhe një herë, ishte Benzema ai që tregoi rrugën drejt suksesit për Real Madridin.
Sulmuesi francez vulosi rezultatin prej 3-1 ndaj Manchester Cityt në konvertimin e një penalltie, tashmë në kohën shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.
Një gol që e ndihmoi të barazonte rekorde, të pasuronte karrierën e tij në Champions League… dhe që justifikonte një pafundësi lëvdatash. Një nga më të emocionuarit për performancën e merengues ishte Rio Ferdinand, një ish-reprezentues anglez, i cili nuk i përmbante komentet e tij për BT Sport.
“Kush tjetër mund ta fitojë Topin e Artë?”, tha Ferdinand, duke mos parë asnjë kandidat tjetër për atë çmim.
/GazetaBlic Sport/


