Lajme

“Si keni besuar se Thaçi e Haradinaj ishin tradhtarë e të shitur e Kurti të jetë trimi që nuk thyhet?”

05/05/2022 08:34
nga:G B

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se kryeministri Kurti e ka bërë atë që duhej ta bënte çdo kryeministër i një shteti të përgjegjshëm, siç kanë bërë edhe Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti.

Ai ka shkruar në Facebook se si është besuar se Thaçi e Haradinaj si udhëheqës të luftës kundër Serbisë të jenë tradhtarë e të shitur, ndërsa Kurti të jetë trimi që nuk thyhet, përcjell Gazeta Blic.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kryeministri Kurti e ka bërë atë që duhet bërë një kryeministër i një shteti të përgjegjshëm – ka shkuar në një takim për ta përfaqësuar vendin, vend i cili ndër të tjera është produkt i kontributit të këtyre shteteve mike që po i kërkojnë të jetë në këto takime.

Kështu ka bërë edhe Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti.

E për etiketimin e atyre më herët si tradhtar e të shitur fajin e keni vet.

Si keni mundur të besoni se Thaçi e Haradinaj si udhëheqës të luftës kundër Serbisë të mund të ishin tradhtarë e të shitur kurse një bohem i kryeqytetit si Kurti të jetë ai trimi që nuk thyhet?

Kur beson në babadimër, një ditë kur të rritesh, dëshpërohesh thotë një fjalë.