Sporti

Seedorf: Skuadrat si City e PSG kanë mungesë mentaliteti, në Madrid e kuptoni se gjithçka është më e madhe se ju

05/05/2022 08:33
nga:Genita C

Skuadra e Real Madridit do të takohet në finale me Liverpoolin.

Real Madrid siguroi finalen pas fitores së “çmendur” ndaj Manchester Cityt në vazhdime me rezultatin 3:2, duke fituar kështu në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-5, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një përmbysje e madhe, aq sa la pa fjalë edhe disa futbollistë e njerëz me shumë histori në botën e futbollit.

Ish futbollisti i njohur dhe tashmë opnionisti, Clarence Seedorf, tha se skuadrave si Manchester City i’u mungon përvoja.

“City, ashtu si PSG-së, i mungon mentaliteti. Ky mentalitet nuk mund të krijohet në një vit, as në dy vjet, as në dhjetë. Është diçka që është më e madhe se çdo gjë. Kur mbërrini në Real, një klub që ka fituar 13 herë Ligën e Kampionëve, ju e dini se gjithçka është më e madhe se ju“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/