Videoja më poshtë tregon bombardimet në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku qindra ushtarë dhe civilë ukrainas janë të strehuar, raporton Sky News.
Raportet e fundit thonë se trupat ruse kanë hyrë në vend, me betejat midis Moskës dhe Kievit të përshkruara si “të vështira” dhe “të përgjakshme”, përcjell Gazeta Blic.
Sky News ka gjetur dhe verifikuar videon më poshtë, të publikuar nga Republika Popullore e Donetskut e mbështetur nga Rusia.
Nuk dihet saktësisht se kur është filmuar klipi.


