Lajme

Lushtaku: Albin hipokriti, u harruan të gjitha për një karrige të kryeministrit!

05/04/2022 23:43
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, e ka komentuar darkën joformale në Berlin, të kryeministrit kosovar Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur Kurtin hipokrit, duke i thënë se i ka harruar të gjitha ato që i ka thënë më herët për një karrige të kryeministrit.

“Albin Hipokrit, jo negociata, vetëvendosje! U harruan të zhdukurit! U harrua gjenocidi! U harruan viktimat e luftës! U harruan edhe protestat e parimet! U harruan të gjitha! Për një karrige të kryeministrit!”, ka shkruar Lushtaku.