Lajme

“Nuk besoj që votuesi i Kurtit është i lumtur me foton e tij me Vuçiqin”

05/04/2022 22:31
nga:Q R

Njohësi i rrethanave politike, Petrit Zogaj, ka komentuar fotografin e kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë Vuçiq.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se votuesit e Kurtit nuk janë të lumtur me këtë fotografi.

“Me e rendesishme sesa fotoja eshte qe Vuciq e publikon ate.

Perndryshe, KM Kurti e ka mandatin nga qytetaret qe ta perfaqesoje Kosoven ne cdo forum e takim nderkombetar, ashtu sic e kane pasur mandatin te giithe KM paraprak. Sikurse, eshte ne doren e opozites, medias e njerezve publik qe t’a kritikojne keto foto me standardin e e njejte qe LV e Kurti kishin kritikuar ne te kaluaren foto te ngjashme. Etiketimet e LV-se ne te kaluaren ishin edhe si tradhti, shkelje mbi gjakun te deshmoreve, mbi trupat e pagjetur e gjithcka tjeter. Une nuk besoj qe Thaci, Isa e Ramushi i kane meritu keto etiketime, sikurse nuk besoj qe Albini e meriton nje gje te tille tash. Mirepo, nuk e besoj qe votuesi i 14 Shkurtit eshte i lumtur kur te sheh Albinin ne kete foto pikerisht per shkak te retorikes se tij opozitare.”, ka shkruar ai.