Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, ja rezultati i derbit mes Gjilanit dhe Dritës

05/04/2022 15:48
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Në derbin mes Gjilanit dhe Dritës nuk ka ndryshim rezultati, me shifrat e barabarta 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Nuhiut e ka dominuar pjesën e parë, por që golat nuk erdhën dot.

Prishtina është në avantazh të thellë ndaj Feronikelit, me skuadrën nga kryeqyteti që ka avantazh prej 4 me 0 pas pjesës së parë.

Dukagjini dhe Ulpiana po luajnë 0 me 0 në stadiumin “18 Qershori”. Skuadra e Dallkut e dominoi rrjedhën e ndeshjes, atje ku madje Merlaku dështoi edhe nga penalltia.

/GazetaBlic Sport/